I ka veshur dhe Dua Lipa, ky është trendi që rikthehet në pranverë

schedule20:31 - 8 Shkurt, 2022

schedule 20:31 - 8 Shkurt, 2022

Kur Dua Lipa hapi shfaqjen e sezonit pranverë/verë 2022 të Versace, sytë e të gjithëve nuk ishin te grimi mbresëlënës apo veshja e saj por te sandalet me platformë që u bënë virale në rrjet. Në koleksionet e Saint Laurent, Lanvin dhe Valentino, konfirmuam se ky është një nga trendet më të mëdha të këpucëve të pranverës që rikthehet nga vitet ’70 .

Sandalet me platformë mund të mos jenë edhe aq komode pasi ndonjëherë lartësia e tyre arrin 15 cm por sigurisht që ka dizajne më të ulëta. Karakteristikë e tyre është se i bëjnë këmbët të duken më të holla dhe e zgjasin siluetën. Në pranverë, do të shihni modele në shumë versione të ndryshme që me siguri do t’i adhuroni. Hidhini një sy modeleve të mëposhtme.

 

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!