“I ka surprizuar të gjithë te Bayern Munchen”, Olic konfirmon blerjen e parë

schedule18:22 - 14 Nëntor, 2019

schedule 18:22 - 14 Nëntor, 2019

Bayern Munchen po vazhdon punë për gjetjen e trajnerit të ri, por drejtuesit e gjigantit gjerman po merren edhe me të ardhmen e disa lojtarëve. Ivan Perisic la Interin në merkaton e verës dhe u huazua te Bayern Munchen. Klubi gjerman pagoi 5 milionë euro dhe do duhet të derdhë në fund të sezonit edhe 20 milionë të tjera në arkat e zikaltërve për ta blerë përfundimisht 30-vjeçarin.

Kroati ka shënuar dy gola në kampionat (në 310 minuta aktivizim) dhe një në Champions League (në 91 minuta aktivizim). Ivica Olic, i cili ishte pjesë e Bayernit gjatë viteve 2009-2012, ka deklaruar për Jutarnji se kampionët e Gjermanisë kanë vendosur ta blejnë Perisic.

Perisic duke festuar një nga golat e shënuar

Kur ka pasur hapësira, Perisic ka luajtur në një mënyrë fantastike. Nuk e kam dëgjuar këtë opinion vetëm nga Kovac, por edhe nga zyrtarë të tjerë brenda klubit. Të gjithë janë të kënaqur me të dhe jam i sigurt që në muajt e ardhshëm, kur Bayern do të fillojë të luajë dy ndeshje në javë, do të aktivizohet edhe më shumë. Niko (Kovac) ishte personi që insistoi në afrimin e Perisic te bavarezët, por tani janë bindur të gjithë për këtë lëvizje“, thekson Ivica Olic. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!