Përcillet për në banesën e fundit polici 28-vjeçar, Novruz Cenalia, i cili mbeti i vrarë në Fier, dy ditë më parë. Miq, familjarë dhe kolegë të ish-efektivit po kryejnë përcjelljen e fundit, për 28-vjeçarin që u vra nga një plumb në kokë.
Gazetarja Valbona Davidhi raporton për ABC News, se homazhet po kryhen në Teatrin “Bylis” në Fier.
I pranishëm është dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili ka një shënim ku thuhet se “kush ngre dorën Policinë, ka ngritur dorën ndaj Shtetit”. Kjo nënkupton se ndëshkimi ndaj autorit do të jetë i rëndë. Kemi të bëjmë me një vrasje që nuk lidhet vetëm ndaj një personi, por ndaj uniformave blu.
Theksohet se në bazë të burimeve jozyrtare është gjetur një celular në afërsi zonës ku mendohet se u largua fillimisht autori.
“Efektivë po marrin pjesë në homazhe, ku po mbizotëron një heshtje e pazakontë. Po zhvillohen homazhet, ndërsa në të njëjtën kohë vijojnë kontrollet për gjetjen e autorit të krimit, Azgan Mernica. Nuk kemi asnjë të dhënë për ndonjë bashkëpunëtor të mundshëm. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë gjatë ditës së sotme.
Nga burime jozyrtare është gjetur një celular në afërsi të zonës ku mendohet se u largua fillimisht autori”, raportoi “live” gazetarja. /abcnews.al