“I jep kuptim jetës time”, Blero dedikim romantik Afronës për përvjetorin e martesës

schedule08:27 - 22 Shtator, 2020

schedule 08:27 - 22 Shtator, 2020

Blero Muharremi dhe Afrona Dika janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Dyshja kurorëzoi dashurinë e tyre në martesë një vit më parë, dhe në këtë përvjetor të parë i kanë dedikuar njëri-tjetrit fjalët më të ëmbla.

Blero ka ndarë disa nga momentet më të mira me partneren e tij, krahas së cilës shkruan: “Urime 1 vjetori i martesës tonë Babylove. Love you to the moon and back. Ti i jep kuptim jetës time çdo ditë dhe më shumë.”

Ndërkohë, nuk kanë munguar as dedikimi romantik i Afronës e cila shkruan: “Unë të dua pa e ditur se si, ose kur, apo nga ku. Unë të dua drejtpërdrejt, pa ndërlikime ose krenari; kështu që të dua sepse nuk di rrugë tjetër. Gëzuar përvjetorin, 1 vit të martuar. Të dua përgjithmonë”. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!