I intubuar prej 1 muaji, Covid i merr jetën drejtorit të gjimnazit në Berat

schedule11:22 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 11:22 - 4 Dhjetor, 2021

Drejtori i gjimnazit “Babë Dudë Karbunara” në Berat ka humbur betejën me Covid-19. Llazar Palla kishte një muaj i intubuar në një spital privat në Tiranë dhe gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua ditët e fundit.

Mësohet se 62-vjeçari ishte infektuar nga virusi rreth 2-muaj më parë, por për shkak të gjendjes së rënduar ai u dërgua drejt Tiranës,ku qëndroi i intubuar për rreth 1-muaj.Të shumta kanë qënë sot mesazhet e ngushëllimit të kolegëve,përfaqësuesve të pushtetit vendor,miqve dhe nxënësve të tij në rrjetet sociale.

Llazar Palla do të përcillet nga familjarët e miqtë për në banesën e tij të fundit mesditën e sotme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!