Humb jetën në moshën 73-vjeçare profesori Italian, Giuseppe Basso.
Ish-drejtori i klinikës së Onkomatologjisë në Padova ishte infektuar nga koronavirusi, ndërsa u nda nga jeta pas një beteje prej një muaji me këtë sëmundje.
Basso u shtrua në spita, pas komplikacioneve të shfaqura si pasojë e Covid.
Mjek dhe njëkohësisht pedagog, Basso ka shpëtuar jetën e qindra fëmijëve të prekur nga kanceri, shkruajnë mediat e huaja.
Ndërkohë që nga viti 2018 ai ka drejtuar Institutin italian për Mjekësinë në Torino.

/abcnews.al/

