I infektuar me koronavirus, shoferi i fasonerisë në Elbasan ka transportuar 200 punonjës

schedule19:24 - 22 Prill, 2020

schedule 19:24 - 22 Prill, 2020

Abc News siguron detaje të reja në lidhje me të infektuarin e ditës së sotme në Elbasan, ku u konfirmuan dy raste të reja. Të infektuarit ishin një 62-vjeçar shofer në një fasoneri si dhe bashkëshortja e tij 60 vjeçe.

Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se shoferi 62-vjeçari i prekur nga COVID-19, ka punuar me dy turne.

Mësohet se 2 javët e fundit , ai ka transportuar rreth 200 punonjës çdo ditë për në fabrikë. Ndërkohë, sot në Elbasan janë marrë13 tampone, kontakte të shoferit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!