Një punonjës i Forcës së Sigurisë së Portit Detar Shëngjin ka humbur jetën nga koronavirusi.
Lajmin për humbjen e tij e ka dhënë Drejtoria e Portit Detar Shëngjin, të cilët bëjnë me dije se kolegu i tyre nuk e ka fituat dot betejen me Covid.
“Drejtoria e Portit Detar Shëngjin, u zgjua sot me një lajm të trishtë.
COVID-19, i mori jetën kolegut tonë Ardian Dardha, punonjës i Forcës së Sigurisë së Portit Detar Shëngjin !
Nuk ishte thjesht koleg, por shok , mik, njeri i veçantë për të gjithë ne !
I shprehim ngushëllimet tona të sinqerta, familjes dhe të afërmëve për humbjen e njeriut të tyre!
Do na mungosh Ardian !
U prehsh në paqe koleg ! Shiko më pak“, shkruhet në postimin e tyre./abcnews.al