I infektuar me COVID, 55 vjeçari flet për ecurinë. Mjekët: Po japim më pak antibiotikë

schedule19:24 - 7 Tetor, 2021

schedule 19:24 - 7 Tetor, 2021

Nga Ema Shazivari

Bashkimi është 55 vjeç dhe ka rezultuar pozitiv me COVID, 2 javë më parë. Ai i ka marrë të dyja dozat e vaksinës kineze, ndaj ka shfaqur simptoma të lehta pas prekjes nga koronavirusi. Me kalimin e ditëve, infektimi nga Delta filloi t’i japë probleme të tjera dhe sëmundja e tij përfshihet në format e moderuara të COVID.

Shpesh ai konsultohet me mjeken e familjes në qendrën shëndetësore 1 në Tiranë.

Mjekja e familjes Ardita Ibra, thotë se ky mutacion po shfaqet më pak agresiv nga sa ishte thënë më herët, por edhe krahasuar me variantet filestare të virusit.

Bluzat e bardha i rekomandojnë antibiotikët më pak se një vit më parë për pacientët me COVID. Mjekja Ibra ka treguar rastet kur i përshkruajnë ato në receta. Të njëjtin fakt konfirmojnë edhe farmacistët. Sipas tyre, personat e prekur nga Delta u paraqesin receta, ku rekomandohen vitamino-terapi apo antiinflamatorë.

Në këtë valë të pandemisë, kur dominant ka qenë varianti Delta, numri i të infektuarve ka qenë më i lartë se në dimrin apo vjeshtën e kaluar. Por falë rritjes së imunizimit, rastet e rënda dhe ato në nevoje për trajtim spitalor kanë qenë më të pakta./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!