Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.
Mediat në Kosovë bëjnë me dije se deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga vetë Veseli në lidhje me këtë lajm.
Ndërkohë pak orë më pas në reagimin e tij kreu i PDK, Kadri Veseli konfirmon se sot është testuar për COVID-19 por pret konfirmimin e rezultatit dhe deri në atë moment është vetizoluar.
Veseli thotë se ka shfaqur disa simptoma të lehtë dhe dyshime se mund të jetë infektuar me COVID-19 prandaj sot ka kryer testin.
STATUSI NGA KADRI VESELI
Të nderuar qytetarë,
Pas disa simptomave të lehta dhe dyshimeve që potencialisht mund të jam infektuar me Sars-CoV-2, sot e kam bërë testin.
Në përputhje me rekomandimet e institucioneve, jam vetizoluar deri në konfirmimin e rezultatit.
Apeloj te të gjithë qytetarët që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!/abcnews.al