Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I ikën policisë e bën aksident, 2 të tjerë kundërvajtje e të dehur, qytetarët denoncojnë shoferët

schedule17:42 - 9 Korrik, 2021

schedule 17:42 - 9 Korrik, 2021

Falë telefonatave të qytetarëve, Policia Rrugore e Tiranës dhe ajo e Fierit kanë bërë të mundur parandalimin e tri ngjarjeve të mundshme rrugore me pasoja për jetën, konkretisht.

Telefonata e parë për një drejtues mjeti që kryente manovra të rrezikshme në rrugë, në zonën e Yzberishtit. Shërbimet e Policisë Rrugore, sapo e konstatuan, i dhanë shenjë ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk u bind dhe vazhdoi ndjekjen duke shkelur disa rregulla të tjera të qarkullimit rrugor, aksidentoi me dëme materiale dhe një mjet tjetër, deri sa u bë i mundur ndalimi i tij. Pas verifikimit me aparatin alkooltestues, rezultoi se shtetasi D. M., 33 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë, drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.99 mg/l testi i parë dhe 0.98 mg/l testi i dytë.

Telefonata e dytë ishte për një mjet tip “Skoda”, që kryente manovra të rrezikshme duke qarkulluar në sens të kundërt në rrugën e Rinasit. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur bllokimin e mjetit. Pas verifikimit me aparatin alkooltestues rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi A. B., 20 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë, drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.99 mg/l testi parë dhe 1.07 mg/l testi i dytë.

Telefonata e tretë ishte nga qarkun Fier, ku drejtuesi një motoçiklete pa targa kryente manovra të rrezikshme në aksin rrugor Seman-Fier. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë bllokimin e motoçikletës dhe nga kryerja e alkooltestit rezultoi se drejtuesi i motoçikletës, shtetasi A. M., 52 vjeç, drejtonte motoçikletën në gjendje të dehur, në masën 1.35 mg/l. e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!