I humbur prej 5 ditësh, gjendet trupi i 63-vjeçarit në Fier, dyshimet e para

schedule15:05 - 23 Janar, 2025

schedule 15:05 - 23 Janar, 2025

Në mes të arave të mbjella, 300 metra larg bregut të lumit Vjosa në vendin e quajtur “ Bunac” në fshatin Kafaraj, mesditën e sotme, shërbimet e policisë Fier, dhe familjarët kanë bërë të mundur gjetjen e trupit te pajetë të 63- vjecarit, Engjëll Kanani, banues në Berat, i cili humbi kontaktet me shokun që kish ardhur për të peshkuar dhe me familjarët një javë më parë.

Nga kqyrja paraprake e trupit në vendngjarje nuk janë konstatuar shenja dhune, teksa dyshohet se mund të ketë pësuar atak kardiak pasi vuante nga zemra.

Trupi i pajetë është transportuar  drejt morgut të Spitalit të Fierit, pêr ekspertizë mjeko- ligjore ndërkohë që grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit, vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rastit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!