Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me zhdukjen e Ermal Ngucaj, 40 vjeç në Vlorë.
Burime për Abc News bëjnë me dije se makina e 40-vjeçarit është gjetur në fshatin Mavrovë e mbyllur dhe pranë saj nuk janë gjetur as çelësat.
Sipas burimeve bëhet me dije se në automjet janë gjetur vetëm rroba dhe një palë atletë dhe asnjë mjet tjetër i dyshimtë që mund të ndihmojë në lidhje me hetimin e ngjarjes.
Ngucaj ka pasur precedent penal. 40-vjeçari ka një vit që ka dalë nga burgu, pasi ka qenë i dënuar me 7 muaj burg për një konflikt në gurore në Lepenicë.
Deri më tani sipas burimeve bëhet me dije se një ndër pistat kryesore të hetimit për zhdukjen e 40 vjeçarit është ndonjë konflikt i hershëm, apo ngjarje e ndodhur në shtetin italian.
Denoncimi për humbjen e tij është bërë nga familjarët kanë denoncuar sot zhdukjen e tij pa asnjë gjurmë. e.su./abcnews.al