“I hidhte, ose i fuste në mikrovalë”, për një muaj mbyti 6 kotele, kapet 22 vjeçari amerikan

schedule10:25 - 12 Korrik, 2023

schedule 10:25 - 12 Korrik, 2023

Një 22 vjeçar është arrestuar nga autoritete amerikane pasi dyshohet se ka mbytur në mënyrë makabre 6 kotele të vogla. Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në në Çikago, SHBA , ku dyshohet 22-vjeçari Thomas Martel, u zbulua se nga muaji maj e deri në qershor i riu kishte mbytur gjashtë kotele të vogla.

Tmerri është zbuluar nga vetë i riu, i cili i ka treguar partneres së tij se i pëlqente që të mbyste mace që kur ka qenë në moshën 8 vjeçare. Ajo tha se disa nga kotelet u mbytën, ndërsa të tjerët mund të jenë pjekur në mikrovalë.

Partnerja e Martelit fillimisht u bë e dyshimtë kur në maj iu dërgua një video e 22-vjeçarit duke hedhur një këllëf jastëku në liqenin Michigan, ku, siç i thanë asaj, ai kishte vendosur Shelly-n, kotelen që sapo kishte marrë.

Ajo që është edhe më rrëqethëse është se dy ditë pasi Shelly u zhduk, Martel bleu një kotele tjetër, të cilën e quajti gjithashtu Shelly, pasi rezulton se sa herë që vriste një nga macet, blinte një tjetër që nëna e tij të mos shihte tmerrin.

Dyshimet u shtuan kur më 3 qershor partneri i 22-vjeçarit, i cili kishte konsumuar alkool dhe drogë, e pa atë të nxirrte kotelen nga vaska e mbushur me ujë.

Dy ditë më vonë, më 5 qershor, 22-vjeçari njoftoi partneren e tij se kishte blerë një kotele tjetër, e cila, sipas tij, donte ta mësonte të notonte. Pak orë më vonë, sipas dëshmisë së partnerit të Martelit, 22-vjeçari është paraqitur me një çantë me një objekt brenda që dukej si mace, të cilën e ka hedhur në koshin e plehrave.

22-vjeçari akuzohet për abuzim me kafshë dhe torturë , ku prokurori ka vendosur një garanci prej 5700 dollarësh, të cilën nëse e paguan, do t’i vendoset në një “byzylyk” elektronik me ndalim të kontaktit me kafshët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!