I hetuar për vrasjen e një ish-polici/ Apeli lë në fuqi dënimin me 18 vjet burg për ish-punonjësin e SHIK-ut

schedule15:50 - 8 Mars, 2024

schedule 15:50 - 8 Mars, 2024

TIRANË- Gjykata e Apelit ka dënuar me 18 vite burg për ish-punonjësin e SHIK, Hektor Voci i akuzuar për vrasjen e një ish-polici në vitin 1997.

Një vit më parë ai u dënua  me 18 vite burg nga Gjykata e Tiranës, dënim që  iu ul në 12 vite për shkak se iu pranua gjykimi i shkurtuar.

Ngjarja për të cilën akuzohet Voci ka ndodhur në shkurt të 97-tës, në kohën që ai po udhëtonte për arsye pune, në segmentin Tiranë Fushë-Krujë me kamion si pasagjer dhe makina po drejtohej nga shtetasi me iniciale B. Xh, punonjës i SHIK.

Ky i fundit ka kryer një parakalim të gabuar duke vënë në rrezik automjetin që drejtohej nga shtetasi A. C, punonjës policie pranë Komisariatit Nr. 4, në Tiranë.

Efektivi i policisë, i ka ndjekur me makinë dhe në momentin që i ka ndaluar është afruar tek mjeti ku qëndronte Voci duke mbajtur në dorë edhe pistoletën e shërbimit që me pas ua drejtoi dy punonjësve të SHIK.

Pas kësaj Voci ka qëlluar me kallashnikov duke e lënë të vdekur./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!