I habiti të gjithë me rrëfimin, gazetarja italiane: Sa u pagua Gabriel Garko për të treguar se është gay

schedule21:17 - 29 Shtator, 2020

schedule 21:17 - 29 Shtator, 2020

Disa ditë më parë, aktori i njohur italian, Grabiel Garko habiti të gjithë opinionin publik duke deklaruar se ishte gay.

Garko rrëfeu gjithçka në emisionin “Big Brother Vip”, ku lexoi një letër për ish të fejuarën e tij.

Megjithatë, një gazetare italiane është shprehur së fundmi se e gjitha është një “teatër i madh” dhe se Grako e ka bërë deklaratën për para.

Gazetarja Selveggia Lucarelli thotë se aktori ka marrë jo pak, por 60 mijë euro. 30 mijë për rrëfimin në Big Brother dhe 30 mijë të tjera për daljen në emisionin “Verissimi”.

“Garko gjithashtu ka dashur të çlirohej nga ajo barrë, pa dyshim, por sipas burimeve të mia, ai e bëri këtë gjë edhe për shumën “modeste” 60 mijë euro. Sa e vërtetë është? Këtë nuk e di”, shtoi ajo. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!