Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

I grabiti 35 mijë euro fqinjit dhe i groposi në pyll, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Greqi

schedule12:38 - 12 Qershor, 2023

schedule 12:38 - 12 Qershor, 2023

Një 22 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Greqisë pasi akuzohet se ka i grabitur fqinjit 35 mijë euro dhe i ka  groposur në pyll.

Mediat greke shkruajnë se i riu shqiptar është futur në shtëpinë e fqinjit dhe ka gjetur dhe marrë valixhen me para. Më pas ka shkuar në pyll ku i ka groposur ato në mënyrë që të humbisnin gjurmët.

Një pjesë të parave të vjedhura i ka mbajtur për të blerë makinë me vlerë 7 mijë euro dhe një pjesë e ka shpenzuar duke luajtur bixhoz.



22-vjeçari shqiptar ra në duart e policisë falë kamerave të sigurimit. Sakaq mësohet se nga shuma 35 mijë euro, i riu ka shpenzuar 9 mijë euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!