Një 36 vjeçar është ndaluar nga policia e Durrësit pasi iu gjetën mbi 147 kg drogë në banesën e tij. I arrestuari është Shpëtim Kola, banues në Borizanë të Fushë Krujës.
36 vjeçari kishte fshehur në shtëpinë e tij disa pako me peshë gjithsej 147 kg e 900 gr lëndë narkotike e llojit marijuanë. Policia ka sekuestruar drogën në cilësinë e provës materiale. Po hetohet nëse 36 vjeçari kishte bashkëpunëtor në trafikun e drogës./abcnews.al