Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 61 vjeçar i cili është kapur me armë pa lejë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Kashnjeti”, është bërë i mundur arrestimi i shtetasit N. P., 61 vjeç të cilit në cilësinë e provës materiale i janë gjetur të fshehura në dyqanin e tij një armë zjarri automatik dhe një armë gjahu.
Njoftimi i plotë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kashnjeti”, për goditjen e armëmbajtjes pa leje.
Operacioni nga Forca Operacionale në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë.
Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe 1 armë gjahu.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.
Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që mbajnë armë pa leje, strukturat e DVP Lezhë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kashnjeti”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-N. P., 61 vjeç, banues në Kashnjet, Lezhë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një armë gjahu.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive“./abcnews.al