Një 22-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës. Ai është kapur me një sasi të vogël lënde narkotike kokaine në makinën që drejtonte.
“Specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi nga kontrolli në automjetin që ky shtetas drejtonte në gjendje të dehur, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike kokaine“, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al