I gjenden 2 granata në banesë, arrestohet 52-vjeçari në Lezhë

schedule15:34 - 14 Tetor, 2021

schedule 15:34 - 14 Tetor, 2021

Policia e Lezhës ka arrestuar një 52-vjeçar, pasi i janë gjetur granata në banesë. Sipas uniformave blu në bazë të informacioneve të marra kanë ushtruar kontroll në banesën e A.K., në fshatin Kallmet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy granata luftarake me ndezës të montuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale.

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, vënë në pranga një shtetas që mbante në banesë dy granata luftarake me ndezës të montuar.

Sekuestrohen 2 granata me ndezës të montuar.

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë,  në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që mbajnë sende të kundraligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në fshatin Kallmet, Lezhë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A.K.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy granata luftarake me ndezës të montuar.

Në përfundim të veprimeve, specialistët bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” të shtetasit A.K., 52 vjeç, banues në fshatin Kallmet, Lezhë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

g.v/abcnews.al