I gërvishi makinën, pronari i BMW-së surprizon të varfërin

schedule13:00 - 9 Janar, 2020

schedule 13:00 - 9 Janar, 2020

Një njeri i varfër ka gërvishtur aksidentalisht një makinë BMW që ishte e parkuar në një rrugë.

Kështu që, ai i la një shënim të përzemërt pronarit të makinës duke thënë se i erdhi shumë keq për ngathtësinë e tij dhe i kërkonte që pronari i makinës t’i jepte ca kohë për të paguar dëmin.

Sidoqoftë, ai nuk e mendoi kurrë se pronari i BMW do të preket me shënimin e tij dhe do e merrte të punonte për të.

Një ditë, Qinlong mori fëmijët e tij për një shëtitje. Papritur, ai gërvishti aksidentalisht makinën luksoze, megjithatë, ai nuk u arratis dhe mori përgjegjësi për gabimin e tij.

Ai më pas u tha fëmijëve të tij që të kthehen në shtëpi dhe t’i marrin një stilolaps dhe një letër. Me stilolapsin dhe letrën, ai shkroi faljen e tij dhe vuri shënimin tek xhami i makinës

Qinlong i kërkoi falje në letër dhe i tregon se është shumë i varfër. Familja e tij ishte në krizë ekonomike.

“Unë gërvishta aksidentalisht makinën tuaj dhe do mbaj përgjegjësi për dëmin. Prandaj, ju lutem merrni këto pak lekë që më ndodhen në xhep si një parapagesë dhe më jepni 2 deri në 3 muaj për të paguar pjesën tjetër. Ju garantoj se do mbaj përgjegjësi ”, shkroi Qinlong.

 

Pasi e pa shënimin, pronari i BMW mendoi se ishte mashtrues dhe e mori në telefon për ta vërtetuar.

Qinlong përgjigjet në telefon dhe i ndjerë në panik e pyet nëse ai që e telefonoi është ndonjë mik i pronarit.

“A jeni mik i pronarit të makinës? Mund të më ndihmoni të gjej pronarin? Unë duhet t’i them pronarit që kam gërvishtur aksidentalisht makinën e tij dhe dëshiroj të paguaj dëmin. ”

Pronari i makinës dëgjoi përgjigjen e Qinlong dhe u ndje i sigurt që ai nuk kishte një qëllim të keq dhe përkundrazi, është një person i ndershëm dhe i përgjegjshëm. Pronari i makinës i tha Qinlong se kostoja e riparimit mund të ishte shumë e shtrenjtë por duke parë ndershmërinë dhe vendosmërinë e tij për të paguar koston, ai vendosi të mos i kërkojë pagesë për koston e riparimit.

Sidoqoftë, Qinlong nuk pranoi ta bëjë këtë pasi ishte në kundërshtim me parimet e tij të jetës.

Pronari i BMW tha që ai do të donte të takohej me Qinlong dhe ai nuk interesohej për paratë.

 

“Në shoqërinë tonë, ishte e rrallë të gjesh një person si ju dhe nëse jeni të interesuar të më ndihmoni në biznesin tim, unë jam më shumë se i lumtur,” tha pronari i makinës.

Kjo histori frymëzuese na tregon se është e rëndësishme të jemi të sinqertë dhe të përgjegjshëm për veprimet tona. Një ditë, ky incident mund të të ndodhë ty, kështu që mos harroni të jeni si Qinlong dhe gjithashtu shpresojmë që pronari i makinës me zemër të mirë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!