I fundosën përgjimet, skema: Kush i vendoste bastet për të burgosurit VIP dhe roli i Grorit

schedule15:23 - 2 Shkurt, 2022

schedule 15:23 - 2 Shkurt, 2022

Të burgosurit “VIP” që organizonin lojërat e fatit në ambientet e qelisë janë vënë në përgjim nga prokuroria e Elbasanit që më pas ka zbardhur edhe skemën. ABC mëson se grupi hetimor ranë në gjurmën e tyre pasi arrestuan dy persona me 30 kilogramë kanabis në Prrenjas. Ata u vunë në përgjim. Rezulton se ishin pjesë të këtij rrjeti ku ishin të përfshirë të burgosur dhe zyrtarë të burgjeve.

Aleksandër Llanaj që momentalisht ndodhen në regjimin bis, kur ishte në burgun 313, u merrte paratë të burgosurve dhe ua jepte shefit të kontrollorëve, Hysni Ndreu që vendoste bastet sportive. Të njëjtën skemë e përdornin në burgun e Drenovës, Leo Osmani dhe Delin Hajdari, të dënuar si autorë të masakrës së Vlorës.

“Nga hetimet ka rezultuar se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me punonjësit e sistemit të burgjeve, merrnin dhe transmetonin porosi të duke cenuar rëndë sigurinë e burgjeve, por dhe sigurinë kombëtare, madje këta persona furnizonin me lëndë narkotike dhe sende të tjera të ndaluara, të dënuarit apo të paraburgosurit” deklaroi policia.

Lexo edhe: Sekuestrohen tufat me 200 lekësha, dalin pamjet e operacionit me 26 të arrestuar

Në përgjime u kap dhe Arben Grori, i cili bashkëpunonte me gardianët e burgut të Peqinit për futjen e sendeve të paligjshme. Këto aktivitete kriminale kryheshin në tre burgje të vendit, Peqin, Drenovë dhe burgu 313 në kryeqytet.

Në sajë të operacionit Trinom sekuestruan edhe 4 mln lekë të reja, një armë zjarri tip glok. Më herët SHKB u ka kapur të burgosurve edhe lëndë narkotike, telefona dhe sende të tjera të jashtëligjshme dhe duke i kallëzuar në prokurori punonjës të policisë së burgjeve, persona të dënuar por dhe familjarë të tyre.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!