Neymar mund të jetë i mbijetuari i fundit i 3-shes “MNM” tek PSG-ja.
Pas largimit të Messit dhe atij gjithnjë e më të afërt të Mbappe, klubi parisien nuk do të rrezikojë të humbasë edhe sulmuesin tjetër.
I thirrur për turneun në Japoni, Neymar është shfaqur në formë të shkëlqyer pas rehabilitimit të gjatë.
Sipas “Le Parisien”, ai është i vetëdijshëm se është praktikisht i paprekshëm dhe synon të kthehet ndër më të mirët në botë.
Madje ndikim të madh do të ketë edhe trajneri Luis Enrique, i cili e lartësoi në kohën e Barcelonës./ h.ll/abcnews.al