Të paktën 30 viktima dhe miliona banorë pa energji elektrike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e stuhisë polare që ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit.
Tornado vdekjeprurëse janë shënuar në jug lindje të vendit, Teksas, Luiziana, Kentaki, Karolina e Veriut dhe Misuri.
Miliona amerikanë kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa situata metereologjike mendohet të jetë e tillë dhe përgjatë fundjavës.
Shërbimi metereologjik kombëtar konfirmoi se mbrëmjen e së mërkurës, më shumë se 100 milion amerikanë janë vënë në gjendje alarmi për shkak të stuhive të forta dimërore. Masa e ajrit të ftohtë që vjen nga Arktiku ka nisur të përhapet dhe temperaturat do të vazhdojnë të jenë deri në minus 19 gradë celsius në pjesën qendrore të territorit amerikan.
Të gjitha qendrat e vaksinimit anti Covid në Huston dhe Teksas do të qëndrojnë mbyllur për shkak të stuhisë polare që ka krijuar kaos në rrjetet energjetike dhe ato hidrike.
Janë më shumë se 2300 fluturimet e anuluara. Kryetarja e kongresit amerikan Nensy Pelosy, shprehu solidaritetin e saj për Teksasin e goditur nga një stuhi të përmasave historike. Ajo vlerësoi shpejtësinë me të cilën presidenti Joe Biden deklaroi gjendjen e emergjencës për këtë shtet./abcnews.al