I ftohti polar ka përfshirë shtetet e Bashkuara të AMerikës me temperature që arrijnë deri në minus 50 gradë Celsius. Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar miliona banorë në veri të vendit që të marrin masat pasi pjesa më e madhe e rrugëve janë bllokuar nga reshje të dendura të dëborës. Mediat amerikane konfirmojnë se deri t ani janë 3 viktimat si pasojë e motit të keq
Reshje të dendura dëbore dhe temperature polare deri në minus 50 gradë Celsius, kanë shkaktuar kaos në trafikun rrugor dhe atë ajror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjendja e alarmit për të ftohtin polar është vendosur në disa shtete në veri të vendit, nga Dakota e veriut në Ohajo, ku dhe janë regjistruar temperaturat më të ulëta të 20 viteve të fundit.
Era e ftohtë që vjen nga very perëndimi duhet të mbërrijë në bregun lindor të vendit në fundjavë. Në aeroportin e Mineapolisit, Seint Paul, temperature shënonte minus 32 gradë.
Presidenti amerikan Donald Tramp i cili shpeh herë ka vënë në dyshim impaktin e aktiviteteve njerëzore më ngrohjen klimaterike, paralajmëroi banorët me anë të një mesazhi në Tuiter: Në rajonin e bukur të Miduest, shënohet temperature më e ulët që është regjistruar ndonjëherë. Pse nuk rikthehet ngrohja globale tani që duhet, vijon më tej ai në mënyrë ironike.
Sipas parashikimeve metereologjike dhe në AJoua, Cikago dhe Miluoki, temperaturat duhet të zbresin deri në minus 30 gradë. Për Cikagon kjo do të ishte hera e parë që nga janari 1994. Në aeroportin O’Hare të metropolit, e njohur ndryshe si “qytetit i erërave” reshjet e dëborës nuk janë ndërprerë prej 13 ditësh. Një record që kujton atë të periudhës 1978-1979./abcnews.al