I ftohti i dimrit dhe mungesa e energjisë, OBSH: Ukraina përballë një katastrofe humanitare

schedule21:19 - 23 Nëntor, 2022

schedule 21:19 - 23 Nëntor, 2022

Dr. Hans Kluge, drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, ka paralajmëruar se Ukraina përballet me një “katastrofë humanitare” mes goditjeve të Rusisë në infrastrukturën e saj.

“Spitalet nuk mund të funksionojnë pa energji, njësitë e maternitetit kanë nevojë për inkubatorë, depot e vaksinave kanë nevojë për frigoriferë, kirurgjia gjithashtu ka nevojë për energji elektrike dhe ajo që ne shohim është se rreth 50% e infrastrukturës civile të energjisë po shkatërrohet,” tha ai për BBC, duke shtuar se situata mund të përkeqësohen me temperaturat që pritet të bien deri në minus 20 gradë Celsius.

Duke folur nga Dnipro, ku vizitoi qendrat psikiatrike, ai theksoi gjithashtu çështjen e shëndetit mendor si prioritet dhe zbuloi se kishte dëgjuar histori të dhunës seksuale ose përdhunimeve nga ata në zonat e çliruara së fundmi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!