Ulja ekstreme e temperaturave ka sjellë probleme në Korçë. Termometri disa gradë nën zero ka shkaktuar ngrica.
Siç shihet nga pamjet që gazetarja Ledjona Xheladinaj ka siguruar për abcnews.al rrugët e qytetit juglindor janë mbuluar nga akulli.
Kjo situatë ka sjell vështirësi në qarkullimin e automjeteve, por edhe të lëvizjes së këmbësorëve.
Vala e të ftohtit ka pushtuar prej ditësh vendin. Sakaq, sinoptikanët kanë parashikuar se në dy ditët e ardhshme temperaturat do të ulen edhe më tepër. g.v/abcnews.al