“I fshehur në koshin e rrobave”, Terry zbulon çmendurinë e “Special One”

schedule20:00 - 4 Janar, 2022

schedule 20:00 - 4 Janar, 2022

Jose Mourinho është unik! Trajneri portugez, i vetëquajtur “Special One”, ka shumë histori qesharake, motivuese, të veçanta dhe epike, sidomos kur drejtonte londinezët e Chelsea. Tekniku kishte një raport mjaft të mirë me kapitenin John Terry, i cili në llogarinë e tij në “Instagram” e tij zyrtar ka zbuluar një histori interesante të strategut aktual të Tottenham.

“Mbaj mend shumë mirë një histori të Jose. Kam qeshur pafund. Po luanim kundër Bayern Munich në Champions League dhe ai ishte i dënuar. Çfarë bëri? U fut në koshin e rrobave dhe qëndroi aty për një kohë shumë të gjatë.

Kur personi që kishte për detyrë të sillte uniformat u fut në dhomat e zhveshjes, Mourinho doli nga koshi, duke na befasuar të gjithëve. Nuk mund ta besoja, ai dukej krejt normal. Nuk i kishte lëvizur një fije floku, dukej sikur kishte shpenzuar 1 milion euro në veshjen e tij.

Ai vazhdoi komunikimin sikur asgjë nuk kishte ndodhur, ndërsa ne qeshëm për një kohë të gjatë. Një njeri i madh padiskutim, që gjithmonë gjente mënyra të ndryshme për ta na motivuar dhe për ta na mbajtur të bashkuar.

E fituam 4-2 atë ndeshje, por nëse Jose nuk do të kishte dalë nga koshi i rrobave, jam i bindur se historia do të ishte ndryshe”, rrëfente ish-kapiteni i Bluve, i cili tani ka nisur karrierën si trajner dhe është ndihmës për momentin tek Aston Villa. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!