I fshehën emigrantët në bagazhin e makinës, 5 të arrestuar në Korçë për trafik emigrantësh

schedule16:52 - 29 Shtator, 2021

schedule 16:52 - 29 Shtator, 2021

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Korçës me akuzën dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të emigrantëve që vijnë nga vendet e Lindjes dhe Afrikës Veriore dhe që përdorin Shqipërinë si trampolinë për të kaluar në vendet e BE-së. Nga goditja e dy rasteve, ku emigrantët ishin fshehur në bagazh u bë arrestimi i 5 personave;  M. G., 40 vjeç, S. Ç., 28 vjeçe, banues në Tiranë dhe Xh. R., 23 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, E. L., 37 vjeç dhe shtetases E. G., 30 vjeçe, banues në Tiranë.

Personat e arrestuar, të implikuar në trafikun e emigrantëve po i transportonin me makinat “Benz” dhe “Volkswagen”. Ata u kishin premtuar kalimin nga kufiri grek drejt vendeve të BE-së kundrejt pagesës. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim./ Abcnews.al