“I forti më të fortin”, kështu i jep zemër vetes Safet Gjici, presidenti i Kukësit, kur sheh që goglat i rezervojnë skuadrës verilindore gjermanët e Wolfsburg në turin e dytë të Europa League. Më pas ai nis të flasë për kundërshtarin dhe vështirësitë e kësaj ndeshjeje.
“Tani kuptohet që shorti është i vështirë, por në futboll asgjë nuk është e pamundur. Nuk e dimë gjendjen e ekipit të Wolfsburgu, por dihet që janë ekip i fortë dhe mbi të gjitha është ekip gjerman. Kukësi duhet ta vlerësojë. Natyrisht nuk ka asgjë të lehtë, edhe në turin e parë nuk ishte e lehtë. Kam bindje dhe besim që stafi dhe lojtarët do ta marrin seriozisht dhe pse jo të kualifikohemi”, tha Gjici.
MERKATO – “Ekipi është i plotësuar tashmë, por themi që 1-2 afrime cilësore mund të bëhen. Natyrisht lojtarë cilësorë dhe të bëjnë diferencën. Besoj që këto ditë mund të vijnë lojtarë. Disa lojtarë kanë pasur probleme për shkak të pandemisë. Turi i parë tregoi që Kukësi ka stofin për titull. Bëmë ndeshje të mirë.
Duhet pak kohë që të merret forma fizike dhe të jepet maksimumi. Me prurjet e reja plotësohet totalisht ekipi i Kukësit dhe fillon startin për kampionatin. Të përqendrohet te kupat e Europës. Do të kishim dëshirë që të binte një nga 2 ekipet e tjera. Favori është që luajmë brenda. Edhe Crvena Zvezda ishte ekipi i mirë, por Tirana e meritoi kualifikimin. Edhe ne mundohemi. Dihet çfarë vlerash ka Wolfsburg, por edhe ne kemi vlerat tona. Në fushë luajmë 11 kundër 11. Kështu që duhet ta kalojmë këtë tur dhe të vazhdojmë në turin tjetër.”.
PREMIO – “Ju kuksianet aty e keni mendjen. Nëse keni, më jepni. Kuksianët rrinë e duartrokasin. Normalisht do ketë bonuse dhe nuk i kanë munguar ndonjëherë. Do jetë premio standarde, e dinë ata. E rëndësishme është që të luajmë futboll dhe të japim maksimumin. Duhet vlerësuar ekipi i Wolfsburg, nuk është i panjohur si ai ekipi i parë.. Trajner Gega e ka në dorë të ndërtojë formacionin. E rëndësishme është të përqendrohemi fort te kjo ndeshje, sepse është mirë ta kalojmë turin. Është mirë për të ardhurat që merr klubi, edhe për paratë që marrin futbollistët. Uroj të kemi fatin me vete”, përfundoi Gjici. /abcnews.al