Policia po kontrollon me skaf dhe dron për kapjen e një personi pasi nuk i është bindur urdhrit për ndalim në një postbllok në hyrje të qytetit te vendi i quajtur Rrapi.
Shoferi ka mundur të arratiset me makinë, ndërsa blutë janë vënë në kërkim për kapjen e tij.
Pas pak për ngjarjen pritet të ketë edhe një njoftim zyrtar nga drejtoria e Policisë Vlorë.
Policia ndërkohë ka shtuar kontrollet në zonë, ndërsa po kryhen inspektime edhe në breg të detit ku ka gjetur edhe një pistoletë që dyshohet se e hodhi “i forti” pas arratisjes.
Ende nuk kemi të dhëna mbi identitetin dhe shkakun e kësaj përplasje që ka pasur ky person me policinë.
/abcnews.al