I fiksuar pas festimeve/ Redon Xhixha, goleadori që “sjell” yjet në Superiore

schedule09:58 - 3 Maj, 2020

schedule 09:58 - 3 Maj, 2020

Redon Xhixha është një sulmuesve të spikatur të Superiores. Produkt i Shkëndijës së Tiranës, ku shkëlqeu me moshat, të riut i qëndroi gati Laçi dhe i ofroi një kontratë dhe mundësinë për të trefuar vlerat e tij. Për të ky është sezoni i tretë në Superiore dhe shifrat flasin për të.

Nëntë gola të shënuar në kampionat dhe së bashku me Kyrian Nwabueze, autor i 17 golave, janë dyshja më produktive e Superiores. Dy vite më parë shënoi më pak, por tërhoqi vëmendjen me festimet e tij.

Në Kamzë shënoi një gol që praktikisht vulosi kualifikimin e Laçit në Europa League dhe festoi si Antoine Griezman. Vjet në modë ishte një tjetër sulmues, Kristof Piatek, i cili shkëlqeu te Genoa dhe te Milani më pas. “Pistoletat” e polakut Xhixha i bëri disa herë.

Sulmuesi kurbinas ka zgjedhur edhe yje të mëdhenj, si Nyemar, apo Cristiano Ronaldo, pas një goli të shënuar këtë sezon në Vlorë kundër Flamurtarit. Në repertorin e Xhixhës nuk mungon as Erlind Haaland, goleadori i Borussia Dortmund që ka mahnitur botën këtë sezon.

Dhe ta mendosh që Xhixha ka luajtur kundër tij dy sezone më parë, në Europa League, kur i riu ishte pjesë e Molde dhe e ndëshkoi Laçin me një gol të realizuar me penallti. Tani vlen më shumë se 70 milionë euro, kurse futbollisti i bardhezinjve pret mundësinë të provojë një aventurë jashtë vendit. /abcnews.al

 

Postimi i Xhixhes

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!