Mungesa e Neymarit në listën e lojtarëve të Al-Hilal ka bërë që të ‘shpërthejnë’ raportimet se kontrata e tij me klubin saudit është shkëputur, por tani këto pretendime janë hedhur poshtë.
Këto lajme rreth shkëputjes së kontratës janë hedhur poshtë nga gazetari Saif Al Saif. Ai ka shpjeguar se braziliani nuk është pjesë e listës së lojtarëve tek Al-Hilal për shkak se klubi duhej të krijonte hapësirë për të regjistruar një lojtar të huaj, pasi së fundmi transferuan Renan Lodin nga Marseille.
Liga Saudite momentalisht lejon vetëm tetë lojtar të huaj të regjistrohen për të luajtur, ndaj lëndimi i rëndë i Neymarit ka bërë që të hapet një vend për Lodin që të regjistrohet si lojtar i ekipit.
Braziliani nuk ka arritur ende të tregojë vlerat e tij në Lindjen e Mesme, që prej transferimit nga Paris Saint-Germain, teksa tani po vuan nga një lëndim i rëndë në gju.
Ish-ylli i Barcelonës pësoi një këputje të ligamentit ACL dhe të meniskusit në gjurin e tij të majtë kur po luante për Brazilin në ndeshjen ndaj Uruguait, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Ai nuk ka luajtur që nga 18 tetori, ndaj raportimet se kontrata e tij është shkëputur kanë ardhur si shkak i kësaj./ h.ll/abcnews.al