Luis Suarez nuk do të udhëtojë për në atdheun e tij në fillim të shtatorit për shkak të një problemi fizik, të shfaqur ditët e fundit, pas ndeshjes së Atletico Madrid ndaj Villarreal.
Atletico Madrid bën me dije se Suarez vuan nga një edemë e moderuar (ënjtje) në gjurin e majtë dhe mjekët e kanë këshilluar të pushojë disa ditë për të përmirësuar gjendjen e këmbës së tij.
Kështu, Suarez nuk do jetë i gatshëm për Ururguain në tre ndehsjet e shtatorit ndaj Perusë (të Premten), Bolivisë (6 shtator) dhe Ekuadorit (10 shtator). /abcnews.al

