I erdhën rreth 4 mijë karta SIM nga Anglia me postë, policia nis procedim për një person

schedule09:14 - 14 Qershor, 2022

schedule 09:14 - 14 Qershor, 2022

Policia e Tiranës ka dalë me informacion zyrtar në lidhje me kartat SIM të sekuestruara 10 ditë më parë në aeroportin e Rinasit.

Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se ka nisur procedim për shtetasin M.H.,  ndaj të cilit rëndojnë veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Shitja e paautorizuar e kartave SIM”.

“Njësia “C” për Hetimin e Krimit Kompjuterik, më datë 09.06.2022, ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. H., për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Shitja e paautorizuar e kartave SIM”, pasi në adresë të këtij shtetasi, ka ardhur me postë, në Rinas, një pako postare me 3991 karta SIM angleze”, thuhet në njoftimin e policisë./ abcnews.al

Lexo edhe: Sekuestrohen rreth 4 mijë karta SIM në Rinas, erdhën në Shqipëri me postë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!