Greqia kaloi një verë shumë të vështirë sa i përket zjarreve. Kurrë më parë një vend në Evropë nuk e kishte kaluar një situatë të tillë.
Shqipëria, si shtet fqinj i erdhi në ndihmë duke dërguar trupa të specializuara të emergjencave civile dhe pjesëtar të emergjencave të bashkive të Korçës dhe Maliqit.
Pas përfundimit të misionit me sukses, efektivët janë kthyer në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri, Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Efektivët shqiptarë përfundojnë me sukses misionin në Greqinë e goditur nga zjarret masive
Trupa të specializuara të emergjencave civile dhe pjesëtarë të ekipeve të emergjencave të bashkive të Korçës dhe Maliqit, u angazhuan në operacionet e ndihmës për shuarjen e zjarreve dhe kthehen në atdhe me detyrën të kryer, e me ndjenjën e krenarisë për kontributin e tyre në ndihmë të popullit mik grek në një moment të vështirë” shkruan Rama.
Postimi:
r.t/abcnews.al