I dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, Elmir Tufa në Gjykatën e Fierit për masën e sigurisë

schedule11:25 - 5 Nëntor, 2023

schedule 11:25 - 5 Nëntor, 2023

Këtë të dielë, do të bëhet verifikimi i masës së sigurisë për Elmir Tufën, i cili është i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

Verifikimi i masës së sigurisë do të kryhet në orën 10:00, teksa Tufa ka mbërritur në gjykatë. Gjykata e Fierit ka vendosur masën “Arrest me burg” në mungesë për Tufën.

Policia e Tiranës e arrestoi Elmir Tufën më 2 nëntor në Fushë-Krujë. Shkëlzen Kastrati u ekzekutua paraditen e 1 shkurtit të 2021 pranë Rrethit në fshatin Sheq në Fier. Ai u qëllua nga një makinë tip Range Rover, që pas vrasjes u gjet e djegur te Mbikalimi i Baltzës.

Dyshohet se ngjarja lidhet me një përplasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, për shkak të përfshirjes së vëllait të tij, Klementit në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun.

“Gjykata ka vendosur dhe bëhet fjalë për arrest me burg, është vendosur në mungesë për Elmir Tufën. Sot po bëhet procedura për verifikimin e kushteve të ekzekutimit të masës së sigurisë. Pas asrrestimit të Elmir Tufës, tashmë gjykata e Fierit ka mundësinë të bëjë verifikimin e masës që ka dhënë për të. Sa i takon rolit të tij në atentatin që i është bërë Shkëlzen Kastratit, dyshohet se është ai e qëlloi me 2 plumba duke i marrë jetën. Dyshohet se kemi të bëjmë me hakmarrje ndaj grupeve rivale që ushtrojnë aktivitet kriminal në Fier”, raportoi gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi.

Tufa dhe avokati i tij kanë kërkuar masë më të butë, atë të “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Ata pretenduan se ditën e ngjarjes kanë qenë në Gjykatën e Krujës në një gjykim zëvendesim mase sigurimi të një kushurëri te tij dhe se kishin pamje filmike për këtë fakt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!