Gjykata e Shkodrës ka liruar nga burgu 26-vjeçarin, Marash Arra, i dyshuar për vrasjen e Lazer Arrës, kushëririt të tij.
Gjykata ka dhënë vendimin “arrest shtëpie” për Arrën. Ngjarja ndodhi pak javë më parë në fshatin Palaj të Dukagjinit në Shkodër.
Pas vrasjes 26-vjeçari Marash Arra u arrestua nga policia me akuzën e “vrasjes me paramendim”, ndërsa më pas i ndryshoi akuza në “moskallzim krim”i. I riu ishte me masë sigurie burg me afat 30 ditë.
Sakaq, prokuroria ka kërkuar lirimin e tij, ndërsa kërkesa është pranuar nga gjykata e cila ka caktuar masën “arrest shtëpie”.
Para trupit gjykues Marashi ka mohuar krimin dhe është shprehur se ai e gjeti të vdekur kushëririn e tij në afërsi të fshatit Ndreaj në Shosh./abcnews.al

