I dyshuar për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, Apeli lë në burg ish drejtorin e ARRSH

schedule11:29 - 25 Prill, 2024

schedule 11:29 - 25 Prill, 2024

Ish drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi do të vijojë të mbetet në burg.

Gjykata e Posaçme e Apelit mori vendim për të lënë në fuqi masën e sigurisë “Arresy në burg” për Berberin.

E njëjta masë sigurie u la në fuqi për Ervis lamin dhe Valter Begajn.

SPAK ka dyshime se Evis Berberi fillimisht si Drejtor i Efiçencës së Energjisë në ministri ka zhvilluar tre procedura prokurimi me vlerë rreth 1.2 milionë euro që janë fituar nga kompania e Valter Begajt. Po ashtu, SPAK dyshon se në kohën që Berberi drejtonte ARRSH, e njëjta kompani ka fituar tre tendera të tjerë më vlerë rreth 1 milion euro.

Avokati i Evis Berberit tha pas seancës se ai nuk ka perfituar asgjë në mënyrë të padrejtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!