Protestuesit, ndërsa ndodheshin përpara kryeministrisë, kërkuan lirimin e atyre që janë shoqëruar nga policia në ditët në vazhdim.
“I bëjmë thirrje policisë, boll i torturuat djemtë, se ata kanë dalë për vendin e tyre, për drejtësi,” tha një prej tyre.
Ndërsa, një qytetare tjetër u shpreh se shqiptarët kanë 30 vite që dalin në protest por shfrytëzohen nga partitë politike. Ajo kërkoi që shqiptarëve t’u kthehet dinjiteti njerëzor.
“Drejtësia për këtë popull, është në pikën ku s’mban më. Kemi 30 vite që ngrihen njerëzit në protesta, e shfrytëzohen nga partitë politikë. Asnjë nuk është i pagabueshëm. Duam të na kthehet dinjiteti njerëzor, një shtet ligjor, ligji të jetë i barabartë për të gjithë. Jo këta që kanë pushtet, marrin militantë policë, e kanë hequr dinjitetin njerëzor, duke hequr nga puna njerëzit që kanë mendim ndryshe. U boshatis Shqipëria.” s.b/abcnews.al/