“I drejti nuk mposhtet kurrë”, Izmir Smajlaj rikthehet në pistë

schedule12:48 - 3 Maj, 2023

schedule 12:48 - 3 Maj, 2023

Për një periudhë të konsideruesëhme kohore, atleti shqiptar, Izmir Smajlaj, ka qenë në një betejë ligjore dhe i pezulluar.

Arsyeja ka qenë se Smajlaj akuzohej për mashtrim të një gare ku ai ishte pjesëmarrës. Megjithatë, atleti kampion ka reaguar me një postim në rrjetin e tij social Instagram duke bërë të ditur se tashmë ai është shpallur i pafajshëm dhe do të rikthehet në pistë.

“I drejti nuk mposhtet kurrë! I pafajshëm!

Falë një beteje të gjatë ligjore me AIU Sport Resolution, Gjykata Sportive Botërore, me seli në Londër, ka shpallur pafajësinë time kundrejt aludimeve për smashtrim ndaj një gare ku isha pjesëmarrës.

Isha i bindur që gjyqtarët e huaj do të vlerësonin të vërtetën dhe do kuptonin që çdo gjë që ishte hetuar ishte e gabuar dhe pa fakte ndaj meje, prandaj jam tejët i lumtur dhe me anë të këtij postimi ju komunikoj edhe ritkhimin tim në pistë”, është shprehur i lumtur Izmir Smajlaj./ h.ll/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Izmir Smajlaj (@izmirsmajlaj)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!