Ilir Kulla u shpreh se Fatos Nano arriti të bëhej burrë shteti. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Kulla tha se Nano i dorëzoi Berishës një shteti me letra.
“Fatos Nano arriti të bëhej burrë shteti. Në raport me letrat ka qenë absolut. Kur erdhi Berisha i la një shtet me letra. Dhe nuk ka për të ndodhur më kurrë. Ajo që duhet vlerësuar është edhe sjellja e tij me luftën e Kosovës dhe sidomos me luftën e Maqedonisë. Dëshmitarët e luftës dhe ata që kanë qenë në institucionet shtetërore, e dinë të vërtetën…”, tha ai.
Më tej Luan Rama tha se nga takimi me Millosheviçin, Fatos Nano mori shumë kosto, dhe kjo sipas tij u shkaktuar për shkak të ligësisë politike.
Ndërsa Kulla, tregoi se para takimit, me Millosheviçin, Fatos Nano u konsultua me Bujar Bukoshin.
“Fatosi para se të shkonte në takim me Milloshevicin është takuar drejtpërdrejt me Bujar Bukoshin”, tha ai.
/abcnews.al/

