Aktori i njohur, Koço Devole ka zbuluar disa të fshehta që askush nuk i dinte më herët.
Në një intervistë televizive, ai ka folur edhe për rolin në filmin “2 gisht mjaltë”, ku shfaqej si babai i këngëtares, Elvana Gjata.
I pyetur mbi skenën më të vështirë që kanë hasur gjatë xhirimeve, Koço u përgjigj se ka qenë e qara e Elvana Gjatës. Aktori tregoi se këngëtarja nuk qante dot dhe ai ndezi një cigare dhe nisi të shfrynte në drejtim të fytyrës së saj, derisa i rrodhën lotët.
“Ajo ka qenë një skenë e vështirë sepse ajo mezi qante. Ajo thoshte s’më dalin lotët. Gjetëm cigare dhe i them Ermalit, ndiz cigaren, e ndezëm të dy dhe i frymë në sy. I dolën lotët dhe hyri skena më në fund”, u shpreh Koço./abcnews.al