Është djegur gjatë natës makina e drejtorit të Burgut të Drenovës, i cili u shkarkua sot nga detyra. Policia e dha lajmin në mesditë pasi Adriatik Parisi kishte lënë zyrën dhe sipas informacioneve mjeti kishte qenë i parkuar para shtëpise së tij ne fshatin Golloberdë. Bashkë me makinën është përfshirë nga flakët edhe garazhi. Policia po heton për shkaqet e ngjarjes nëse ajo ka qenë aksidentale apo lidhet me detyrën që ka kryer Parisi. Duhet thënë se në vend të tij i komanduar si drejtues i burgut të Drenovës është Kambes Hoxha./abcnews.al
I digjet makina dhe shkarkohet nga detyra drejtori i Burgut të Drenovës
schedule15:26 - 6 Nëntor, 2018
schedule 15:26 - 6 Nëntor, 2018