I dhuruan fustane, Monika shprehet e pakënaqur nga surpriza e “BB VIP”

schedule07:46 - 11 Shkurt, 2022

schedule 07:46 - 11 Shkurt, 2022

Aktorja e njohur, Monika Lubonja ka deklaruar se nuk i pëlqeu surpriza që “Vëllai i madh” i bëri. Ajo u shpreh se dëshira e saj nuk është vetëm të ketë rroba, por është thjesht një pasion i saj. Ndonëse, fustanet që Monika ka marr, i ka konsideruar shumë të bukur, duket se ka dashur dicçka që lidhet me profesionin e saj.

“Dëshira ime është vetëm rrobat? Unë e kam thënë si ‘hobby’-n tim po, që e kam pasion veshjen as që nuk diskutohet fare. Absolutisht e kam pasion, ashtu siç kam pasion të shkoj në verë dhe të rri aty në plazh, në det. Mbaroj!”, ka ironizuar aktorja gjatë një bisede brenda shtëpisë.

Kujtojmë që surprizat e banorëve të tjerë janë pëlqyer shumë nga ata. Donaldi për shembull, do të prezantojë një emision me vëllain e tij, Romeon. Ndërsa, Einxhel do të ketë po ashtu një emision për të ndihmuar vajzat, që nuk kanë mundësi të arsimohen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!