Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I dhuroi fitores PSG-së, Neymar me statistike të frikshme në Champions

schedule14:12 - 25 Nëntor, 2020

schedule 14:12 - 25 Nëntor, 2020

PSG e kishte detyrim fitoren ndaj Leipzig dhe e realizoi objektivin. Kampionët e Francës mposhtën 1-0 në shtëpi gjermanët e Nagelsmann mbrëmjen e kaluar në Champions League.

Goli i fitores u realizua nga Neymar në pjesën e parë. Braziliani ktheu në gol një penallti, duke qetësuar trajnerin Thomas Tuchel, i cili rrezikon shkarkimin nëse PSG nuk kualifikohet.

Një gol i rëndësishëm për sulmuesin brazilian të PSG-së, i cili ka regjistruar një statistikë interesante në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

28-vjeçari numëron 63 ndeshje në Champions, të zhvilluara me Barcelonën dhe PSG. Neymar ka qenë vendimtar në 60 gola të realizuar, nga të cilët 36 i ka shënuar vetë dhe 24 i numëron si asiste. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!