Ben Affleck dhe Ana de Armas i dhanë fund lidhjes pas më shumë se një viti. Një burim tha për “E! Neës” se aktori 48-vjeçar dhe 32-vjeçarja kishin probleme që nga vjeshta e kaluar.
“Ata qëndruan larg por gjetën një mënyrë për t’u bashkuar së bashku. Pasi kaluan pushimet e Dhjetorit larg, të dy ranë dakord se më e mira për ta ishte të ecnin përpara të ndarë.”, tha burimi.
Më tej, burimi shtoi se Affleck dhe de Armas janë të fokusuar më shumë në karrierën e tyre. “Periudha e karantinës ishte unike sepse kishin pak kohë dhe e njohën njëri-tjetrin duke kaluar kohë në shtëpi. Sapo gjërat filluan të hapeshin dhe vijuan punën, gjërat filluan të ndryshojnë.
Ana vendosi se të mos jetonte më në Los Angeles, nuk donte të ishte e lidhur. Stilet e tyre të jetesës janë shumë të ndryshme dhe ata janë në vende të ndryshme “, tha burimi. Thashethemet se dyshja ka nisur një romancë nisën marsin e kaluar, kur u fotografuan së bashku në Havana. /abcnews.al