Një 39-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi kundërshtoi punonjësit e sigurisë portuale.
Mësohet se në pranga ka rënë A. Ll., 39 vjeç, banues në Qerret, Durrës. Ky i fundit gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Land Rover”, në P. K. K., Durrës, nuk i ka ndaluar shërbimit të sigurisë portuale duke dëmtuar traun e hyrjes.
Njoftimi i policisë:
Kundërshtoi punonjësit e sigurisë portuale, arrestohet në flagrancë një 39-vjeçar.
Specialistët e qarkullimit rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-A. Ll., 39 vjeç, banues në Qerret, Durrës.
Ky shtetas, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Land Rover”, në P. K. K., Durrës, nuk i ka ndaluar shërbimit të sigurisë portuale duke dëmtuar traun e hyrjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen detyrë shtetërore” dhe “Shkatërrim prone”.
/abcnews.al