Emeli Sandé, kantautorja që u bë e famshme me këngën e saj të suksesshme të vitit 2012 “Next To Me”, ka folur për marrëdhënien e saj me një grua. 35-vjeçarja ishte martuar më parë me biologun detar Adam Gouraguine në vitin 2012, por u divorcua dy vjet më vonë.
Metro raporton se ajo ka rënë në dashuri me një pianiste. “Ne u njohëm përmes muzikës. Dhe patjetër që ndihem më e lumtur se kurrë. Ndihet mirë. Nëse nuk je me dikë që të mbështet prapa skenave, është shumë e vështirë. Tani ndihem shumë e plotësuar.
Gjithmonë do ta dua muzikën dhe karrierën time por tani ndjej se mund ta shijoj jetën dhe të jem vërtet e lumtur.”, tha këngëtarja. Kjo marrëdhënie e ka frymëzuar këngëtaren për krijimin e albumit të ardhshëm Let’s Say For Instance , që do të dalë më 6 maj.
/abcnews.al